Kryeministri Edi Rama në replikën e tij gjatë interpelancës me deputetin e PD-së, theksoi se Tritan Shehu, ashtu si edhe partia e tij flasin me vete dhe për veten.

Sipas Ramës, askush nuk është kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa shtoi se kërkohet gjithëpërfshirje.

“Zoti Shehu ju thatë që më dëgjuat me vëmendje. Dhe fjalimin që ju dëgjova më vëmendje e kishit të shkruar. Pavarësisht fjalës sime. Ju nuk më dëgjuat zoti Shehu ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq që t’ju them se ju flisni me vete dhe flisni për vete, duke bërë atë që keni bërë si parti, prej shumë vitesh tani më, duke i marrë shqiptarët për budallenj. Edhe tani që flasim, prapë në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete dhe iu thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Kjo është çështja juaj. Askush, as në Bruksel, as në Hagë, e Uashington, nuk është kundër Ballkanit të hapur. Gjithkush thotë që Ballkani i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës pjesëmarrja në të edhe të tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. E kam thënë që ditën e parë. Por nuk hyjë në garë me ju dhe askënd se me kë është Amerika, Europa, pasi është një garë si ato ndeshjet e futbollit me top leckë. Të kujtohet ai filmi ku Guri thoshte; Ata do të na rrahin. ka rëndësi ça thonë aleatët tanë, por më me rëndësi se çfarë bëjmë ne. Tregu u përbashkët rajonal i mbron këto interesa, i fuqizon. Ballkani i hapur është mekanizëm për të bërë këtë treg të përbashkët. Doni apo s’do ju, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, pasi është në interes të shqiptarëve dhe ne shqiptarëve na e kanë besuar këtë, PS-së, dhe jo juve.”, tha Rama. Fill pas fjalimit të kreut të qeverisë, deputeti i DP-së, i ka kërkuar Ramës që të japë dorëheqje, ashtu si homologu u tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Zoti Kryeminister!
Ju degjova dhe ne kete fjale mbyllese. Qenkeni i vendosur te qendroni ne kete pozicion, pra po tregoheni i pa shprese. Fatkeqesisht e pa shprese eshte dhe Shqiperia per sa kohe ju do te jeni Kryeminister i saj. Por te jeni i bindur se kohet shpejt do te ndryshojne.
Sidoqofte per ju aktualisht ka vetem nje rruge dalje, si zgjidhja me mire edhe per vendin. Doreheqja tuaj. Une ju kerkoj sot doreheqjen, pavaresisht se nuk kam besim qe ju do te beni nje veprim te tille, si beri Zaev. Ne nje shoqeri demokratike doreheqja eshte nje akt normal mbas disfatave politike. Por ju nuk keni asnje premise ta beni kete, megjithese deshtimi juaj se bashku me kete “Ballkan te hapur”, me mire “Jugosllavia e re”, e kerkon. Sidoqofte ju bej thirje te hiqni dore nga mbeshtetja e te tilla projekteve te Vucicit a te dikujt tjeter ne Lindje, qe vecse pengojne rrugen tone integruese, vecse ulin rolin tone ne Rajon per stabilitetin e tij. Vucici vete eshte nje zedhenes i “zoterise” se tij. Ju lutem, mos u beni zedhenesi i zedhenesit. Dhe as i ndervarur nga “zoterinj” autokrate te tjere te Lindjes, qe per interesat e tyre duan te perserisin per Shqiperine fatkeqesite historike te largimit nga Europa e Perendimi, si gjate pushtimeve prej Perendorive otomane apo komuniste. Shqiperia ka nje te ardhme, ate europiane. Nqs prej vitit 2014 kemi ngecur ne vend numuro, ky nuk eshte faji i Brukselit e as i vendeve antare, sic ju kerkoni te cfajesoheni. Eshte pergjegjesia e juaj, e rregjimit qe ju keni ndertuar sipas shembelltyres suaj te preferuar lindore. E askujt tjeter, as e Gjermanise, as e Italise, as e Greqise, as e Frances dhe as e Hollandes.

Dhe kjo per ne eshte nje fatkeqesi historike e krijuar nga ju, te cilen ju sic u duk dhe sot jeni i vendosur te mos e braktisni. Te vazhdosh te qendrosh tek ky projekt vucician, edhe kur Serbia vete po lekundet para deshtimit te tij, flet shume. Megjithate desheroj tju them dhe dicka. Hije te zeza qe vertiten mbi Rajonin tone jane akoma aktive. Projekte te rrezikeshme per coptime, ndryshime kufijsh, diku ne Bosnje, diku te Kosoves etj, jane perseri skutave. Prandaj ju thashe me pare, kujdes edhe me pseudonacionalizmat, referendumet provokative, provokacionet per bashkime me pjese te Kosoves etj. Te tilla ide e veprime jane shkaterruese per te gjithe. Shqiperia, Kosova, Rajoni kane vetem nje te ardhme ate ne BE, si antare te saj, gje qe do te garantoje perkatesine tone perendimore dhe do te beje cvleresimin e kufijeve midis nesh dhe me gjere. Dhe per kete ndihmojne projektet gjithe perfshirese komunitare dhe jo ato me “dirigjente”, firmetaret e Unionit EuroAzian. Cdo drejtim tjeter do te na conte ne katastrofe.”, tha Shehu.

Ndërkohë Shehu u shpreh kryeministri Edi Rama po e vendos integrimin europian në spiralen e Serbisë, ndërsa shtoi se Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviç.

Ndërsa foli për projektin ‘Open Balkan’, Shehu tha se kjo nismë nuk është e suksesshme pa përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit.

“Zoti Kryeminister
Ju ndoqa me vemendje gjate fjales suaj. Nuk mund te them qe kam ngelur i zhgenjyer sepse nuk prisja dicka ndryshe.
Pra ju thate pikerisht ate qe une kisha parashikuar, asgje. Bete vetem demagogji, per mes se ciles u perpoqet te justifikoni te pa justifikueshmen.
Z.Kryeminister, ju me veprimet tuaja, rolin tuaj ne krah te Vucic po i beni nje dem te madh vendit, shqiptareve, Rajonit, qofte ne drejtim te bashkepunimit rajonal, te sigurise, zhvillimit linear te ekonomise, qofte edhe per procesin e integrimit europian.
Duke ju degjuar ju, jam i detyruar te shpjegoj me qarte pse ajo cfare thoni nuk qendron, gje qe lidhet edhe me origjinen e nismes se Ballkanit te hapur, apo dhe me pozicionet tuaja ndaj saj.
Ideja dhe nisma per krijimin e Jugosllavise se Re, me Shqiperine brenda saj e minus Sllovenine dhe Kroacine, ka lindur qe para nje dekade. Ne Serbi kete ide e ringjalli presidenti i saj, Vuciq, kur ai tha se do te punonte per kete projekt ne modelin e Titos. E gjitha ishte ne funksion te promovimit te politikave per rikrijimin e Jugosllavise.
Pikerisht gjate perpjekjeve per ta krijuar Jugosllavine e Re lindi ideja e ndryshimit te kufijve ne Rajon, ide per te cilen fola me siper. Beogradit ju ringjallen „orekset“ ndaj Kosoves duke kerkuar shkembimin e territoreve midis saj dhe Serbise.
Prej ketij momenti qeveria dhe presidenti i Serbise u perqendruan ne zgjidhjen e konfliktit me Kosoven sipas konceptit se “Nuk mundet qe njera pale te fitoje gjithcka dhe pala tjeter te humbe cdo gje”!
Sic shpjegova opsioni i ndarjes se Kosoves ra per shkak te qendrimit te partnereve, por dhe te alarmit qe dhane shume faktore shqiptare kunder tij. A ishit ju perkrahes i ketij projekti? Ju thoni jo. Por per kete jane shprehur edhe ish-ministri I Jashtem i Suedise, Karl Bildt, gazetat me te medha te Britanise se Madhe, SHBA-ve dhe Frances e Gjermanise. Kete fakt e kane deklaruar studiuese te Politikave ne vete Beograd si dhe shume autoritete nderkombetare.
Ju sa here jeni pyetur, kur ceshtja e kufijve ishte ne tavoline, thoshnit se do ta shihni ju, Kosova dhe Shqiperia do te bashkohen. Pa asnje dyshim prapa kesaj ishte projekti qe pas ndarjes, me lejen e Beogradit, pjesa e mbetur e Kosoves te bashkohej me Shqiperine
Deshtimi i politikave te ndryshimit te kufijve nxorri ne plan te pare, si me te pranueshme e te kamufluar vetem idene e krijimit te Jugosllavise se Re. Kesaj radhe ne formen e nje Minishengeni ballkanik qe me pas u quajt Open Balkan. Minishengeni Ballkanik u tha se u konsolidua si ide ne shtator 2019 gjate takimeve ne Pallatin e OKB-se ne Nju Jork midis jush, Aleksander Vuciq, dhe Zoran Zaev. Ne tetor menjehere u organizua takimi i pare ne Novi Sad te Vojvodines e keshtu me radhe. Ju, se bashku me presidentin e Serbise dhe kryeministrin ne largim te Maqedonise se Veriut u bashkuat ne kete nisme. Por nuk u bashkuan Kosova, Mali I Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Kjo do te thote se Ballkani I Hapur u paraqit e eshte nje inisiative percarese per rajonin. Kjo do te thote se kjo inisiative eshte e njeanshme, e pakonsultuar, e pa miratuar edhe nga tri vende te rajonit tone. Si e tille, Open Balkan, sic tha diplomati amerikan Gabriel Escobar para pak ditesh, nuk mund te funksionoje pa pjesmarrjen e te gjitha shteteve.
Pervec ketyre ceshtjeve, qe ka shume per te renditur, ju ne fakt me veprimet tuaja ne mbeshtetje te projekteve te Vucic, po demtoni rende integrimin tone. Ju po i lini peng integrimin e Shqiperise, Serbise.

Kjo eshte qindra here me keq se ajo qe bete duke perzier integrimin tone me problemet e MV me Bullgarine.
Deri sa u detyrua vete Bullgaria te reagoje e kerkuar ndarjen e procesit per vendin tone nga MV. Dhe ate e bete per te fshehur te verteten e deshtimit te hapjes sone te negociatave prej vitit 2014 nga mos plotesimi i standarteve.
Sepse procesi i integrimit europian eshte nje proces individual i cdo vendi, jo kolektiv, ne baze te realizimeve te tij. Prandaj ne vete duhet te punojme ne kete objektiv, pa lidhur procesin tone me kerkend e aq me pak me Serbine.
Ndersa ju per aresyet qe permenda me lart, por dhe per te vazhduar se fshehuri deshtimet tuaja ne ate proces, u bete pjese me Vucic ne projektin e tij te “Balkanit te hapur”.
Ju keshtu po e fusni integrimin tone ne spiralen e Serbise. Ju keshtu haroni se Serbia eshte pjese e Unionit EuroAzin te Rusise. Pra duhet te jeni i qarte se Serbia ka nje kembe e gjysem ne Moske, gjysmen tjeter e ka “pending”.
Prandaj sot perseri vihet ne dyshim vullneti juaj per te shtyre ne integrimin europian. Kjo eshte e lidhur dhe me deformimet e thella te qellimshme te demokracise ne vendin tone. Autokracite, si ajo qe ju keni ndertuar ketu, jane te pa pranueshme per Europen e bashkuar e Perendimin. Strofulla e tyre eshte ne Lindje, ne ate hapesire ku te con edhe Unioni EuroAzia, qe po perdor kete ”Ballkan te hapur” si nje zinxhir per te terhequr vendet tona drejt Lindjes.
Vertet ju mendoni se projektet serbe do te na cojne neve drejt Brukselit, kur ajo ka fytyren, interesat, armet, gjithecka nga Rusia? Ju vertet mendoni se ka hequr dore nga pretendimet e saj jo vetem ndaj Kosoves, kur Vucic betohet dite e nate se kurre nuk do ta njohin ate? Ndersa ju vecse beni presion mbi Kosoven duke e akuzuar pse nuk ulet si “sovrane”, e “barabarte” ne ate tryeze te organizuar e garantuar nga Vucic! Shume iluzive kjo. Dhe ju fajesoni Kosoven per ate refuzim te drejte qe ju ben duke e anatemuar edhe ne krah te Vucic. Nuk ka menyre me te mire per te cvlehtesuar pavaresine e rolin e Kosoves. Prandaj ju duartroket Parlamenti i Sebise.
Po keshtu ky projekt cenon edhe ceshtjet e sigurise rajonale. Ne, MV, Mali i Zi jemi antare te NATO. Serbia jo vetem eshte pjese e Unionit EuroAzian, por eshte e lidhur me Rusine nga ana ushtarake dhe e inteligjences. Ju mund te thoni se kjo eshte nje logjike arkaike. Do te ishte keshtu nqs Serbia nuk do te vazhdonte me nje politike arkaike e nacionaliste te bazuar ne lidhjet me Mosken. Dhe kete Serbia e ben hapur, ka interesat e saj. Por mos te harojme se dhe ne kemi tonat, ato te nje demokracie perendimore, per te qene antare te BE, jane jetike per ne Rajonin.
Qeveria dhe presidenti serb, ndersa propagandojne Ballkanin e Hapur kane miratuar para pak ditesh dokumentin strategjik te shtetit dhe kane percaktuar si shtete „armike“ Kosoven, Shqiperine, Kroacine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ne dokument thuhet se sot fuqia mbrojtese e Serbise eshte sa aferissht 80 perqind e ketyre shteteve dhe se do te duhet qe kjo fuqi te shkoje ne 110 perqind, me qellim qe Serbia te jete e garantuar nga rreziku i kater shteteve te permendura me lart, pra nga rreziku yne. Dhe kjo pa dyshim nepermjet Rusise. Dhe nderkaq ju u servirni shqiptareve Open Balkanin e Vuciqit si alternative dhe aq me shume si nje forme partneritet strategjik me Serbine.

Z. Kryeminister, kam nje pyetje per ju. Perpara se te beheshit pjese e kesaj nisme, qe vendos Serbine ne krye te asaj tavoline, a keni kerkuar qe ai vend te kerkoje falje per genocidet ne Rajon, vecanerisht ato ndaj shqiptareve, gje qe e kerkojne instiutcionet e Kosoves? Per me shume jane dhe instituconet nderkombetare qe mbeshtesin qendrimin sipas te cilit pa pranuar ate genocid, veshtire se mund te ndertohet nje e ardhme e sigurte.
Po keshtu ne vend qe te kerkoni duartrokitjet e Parlamentit serb per “Jugosllavine e re”, a keni ndonje projekt te dobishem per Kosoven dhe Rajonin per mbas janarit kur Shqiperia do te ulet ne Keshillin e Sigurimit? Ne vend qe te humbisni kaq energji me ate projekt vucician ku cvleresohet Kosova, duhej psh te paraqisnit nje platforme per ta ndihmuar ceshtjen e Kosoves, sidomos kur Serbia ngushte bashkepunon me Rusine per te deligjitimuar njohjen e saj. Psh a nuk duhej menduar per nje plan veprimi per t’i dhene fund rezolutes 1244 (1999), ku Serbia e Rusia jane kapur fort mbas saj per trajtimin e Kosoves si nje protektorat?!
Une mendoj se per keto etj duhet te impenjohen institucionet tona, diplomacia jone.
Une jam per maredhenie shteterore normale me Serbine, por qe nuk mund te jene jashte disa kornizave te lidhura me Kosoven e rolin serb ne Ballkan ne vite. Ju permendni si kunder argumet maredheniet e Frances me Gjermanine, te Europes ne terrresi. Jam dakort me ju. Por ju beni sikur haroni qe Gjermania i ka pranuar krimet e nazizmit, ndersa Vucici kurre ato te Milloshevicit, minister i te cilit ai ka qene. Perkundrazi ai etiketon si kriminale bombardimet e nderhyrjen e NATO. Gjermania ka kerkuar falje zyrtarisht per ato krime, Vucic asnje here e per me teper thote se nuk do te njohe kurre Kosoven. Ndersa ju sulmoni Kosoven e cilindo, qe deklaron se duhet te perfshihemi vetem ne ato projekte rajonale, qe kane vulen e Brukselit! Une jam per te pare perpara, por pa haruar te kaluaren e pa cenuar interesat tona, qe bartin aspiratat europiane e perendimore.
Kontributi per rrugen tone perendimore, te drejtat tona realizohen me vepra e jo nga njera ane duke u kthyer ne dishepull te projekteve vuciciane e nga ana tjeter duke bere deklarata pseudo patriotike, se une do te votoj pro ne nje referendum per bashkimin e Shqiperise me Kosoven. Ne fakt te tilla deklarata, qe sic theksova, ju i keni dhene dhe vite me pare kur ceshtja e “shkembimit te territoreve” u hap, demtojne Kosoven, Shqiperine e Rajonin. Keto armatosin Vucic per te penguar Kosoven ne rrugen e saj te konsolidimit si shtet i pavarur.
Z.Kryeminister, ju thate se keni perkrahjen nderkombetare per kete projekt te “Ballkanit te hapur”. Nqs e keni fjalen per Putinin apo dike tjeter ne Lindje, kjo qendron. Qendron se mbi Rajonin tone ka faktore te pa neglizhueshem qe per interesat e tyre, kerkojne te na mbajne sa me larg Perendimit e integrimit. Ne kemi interesat tona jetike per tu bere sa me shpejt pjese e BE, prandaj rendesi kane projektet e tij. Ndersa ne lidhje me opinionet e rendesishme te partnereve perendimore, ju i keq interpretoni ato.

Ne kete kontekst dëshiroj tju them se askush nga Brukseli a vendet e BE nuk e kane mbështetur projektin vucician. Perkundrazi kur eshte artikuluar edhe nga ju, ose e kane kritikuar direkt, ose nuk e kane permendur, por i jane referuar projekteve komunitare si ai i Berlinit. Eshte e qarte se midis Procesit te Berlinit dhe atij Mini Shengeni nuk ka asgje te përbashkët, i dyti eshte ndërtuar per tju kundervene te parit.
Edhe nga ShBA ka sinjale me nje konfirmim te drejte: Asnje projekt rajonal nuk mund te jete i suksesshëm pa pjesëmarrjen ne ate te te 6 vendeve te Rajonit. Pra qartësisht deduktohet se ky Ballkan i hapur kur per me shume tashti mbas humbjes te Zaev keni mbetur dy e gjysem, eshte nje projekt i deshtuar.
Pra mos u fshihni mbas partnereve. Megjithate per kete ceshtje dëshiroj tju jap nje keshille. Mos prisni ne pasivitet opinionet e partnereve. Ne duhet tu argumentojme atyre opsionet tona e qëndruar fort kur jemi te bindur ne dobine e tyre. Ballkani Perëndimor eshte rajoni ku jetojme dhe ku ne duhet te kemi nje rol thelbesor. Kete rol duhet ta luajme ashtu sic e kemi luajtur qe prej 1992 per stabilitetin e Rajonit, bashkepunimin midis nesh, pershpejtimin e procesit te integrimit. Ne kemi realizuar mareveshje te ndryshme ne Rajon, me ose pa ombrellen e Brukselit per levizjen e shkembimet, informacionet, kulturen, teknologjine. Pra bota nuk fillon me “Ballkanin e hapur”, qe e vendos kokeposhte ate qe eshte bere e duhet bere.
Zoti Kryeminister!
Ju e dini dhe e shprehet se politika e ekonomia jane te lidhura. Pikerisht ajo hegjemoni politike qe Serbia synon te vendose me kete nisme, ka ne vete vehte edhe forcimin e hegjemonise se saj ekonomike, qe ju e haruat. Minishengeni po prezantohet nga Vucic e ju, se kaq keni mbetur tashme, si nje zonë e tregtisë së lirë me tarifa zero. Aktualisht një drejtim i tillë i intereson Serbisë që ka trashëguar e ruajtur një bazë industriale nga ish Jugosllavia. Në një masë më të vogël i intereson edhe Maqedonisë së Veriut. Shqipërisë nuk i intereson. Pa folur këtu për prodhimet bujqësore, që në Serbi rezultojnë konkurruese se subvencionohen fort, ndërsa te ne subvencionimi nuk është as ne nivelin e Kosovës. Raporti eksport-import për ne kështu do te arrije ne 1/10 ne disfavor, gje qe do te ule prodhimin tone e keqësoje gjendjen ekonomike. Rritja e turizmit qe ju përmendni është e pa perfilleshme ndaj cfare thashe dhe mund te arrihet ne nivele me pozitive me politika te tjera drejt vendeve te Europes, pjeseve Qendrore e Veriore te saj. Ndersa Tregu i Përbashkët Rajonal përmes financimeve nga BE i jep mundësi Shqipërisë, por edhe shteteve të tjera, të kompensojne prapambetjen në infrastrukturë. Fatkeqesisht Qeveria shqiptare nuk flet per TPR e ka harruar ate. Por dhe as nuk shpjegon prioritetet e Minishengenit. Ende nuk keni paraqitur asnjë platformë mbi këtë temë, asgje te argumentuar. Sepse ne fakt nuk keni cfare te paraqisni! Zoti Kryeminister, me 10 qershor në Tiranë, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, kur ju iu drejtuat komisionerit duke i thene se po i dorëzonit nismën e Minishengenit Komisionit Europian, mendova se po fillonte te dominonte aresyeja. Por nuk qe e thene. Treshja juaj me tej kerkoi qe te vazhdonte ate projekt. Por perseri koha punoi per te mire. Tashme ky projekt ka humbur gjithçka, edhe Zaevin, pse jo neser sic duket edhe Vucicin apo dhe juve.
Prandaj une ju kërkoj sot te beni nje hap te rëndësishëm pozitiv. Ne fakt te vetmin qe ju ka ngelur ne keto kondita, deklaroni përfundimin e kesaj loje me ate “Ballkan te hapur” a “Minishengen”, por qe ne realitet quhet “Jugosllavia e re”. Do te beni kështu nje veprim te dobishëm per vendin, shqiptaret, rajonin ne tërësi.”, ka thënë Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: