Erling Haaland mbetet një nga emrat më të nxehtë kur flitet për merkato. Sulmuesi norvegjez është objekt dëshirash nga shumë klube të mëdha evropiane ndërsa së fundmi “AS” ka bërë përpiluar një listë finale, ku do të transferohet Haaland? Sipas të përditshmes spanjolle, është thuajse e sigurt se Haaland do të largohet në verë nga B.Dortmund, ndërsa emri i parë në listë është Real Madrid.

Haaland
Haaland

Vjen apo jo Mbappe, Haaland është pjesë e projektit për të rikthyer Real Madrid në majën e Evropës. Si gjithnjë nuk mund të mungojë as PSG, skuadër që dëshiron prej kohësh një “bomber”, Messi nuk e përmbush egon e sheikut Al Khelaifi. Në këtë garë nuk përjashtohet as Man.City, Pep Guardiola vijon të kërkojë një qendërsulmues pas largimit të Aguero dhe pasi dështojë të transferojë Harry Kane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb