Mbetet për t’u përcaktuar vetëm koha, por e sigurt është që Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid. Futbollisti uellsian e ka vendosur se karriera e tij duhet të vazhdojë diku tjetër duke nisur nga janari, ose në fund të këtij sezoni. Ai e kishte kuptuar prej kohësh që kishte zbritur ndjeshën në piramidën e hierarkisë së skuadrës, ndërsa është bindur përfundimisht pasi Zinedine Zidane vendosi ta lerë në tribunë për ndeshjen e fundit në Champions League kundër Club Brugge.

062217574 B3137266 5c98 48fc 83d5 245ab24051e6
062217574 B3137266 5c98 48fc 83d5 245ab24051e6

Lajmi bëhet I ditur nga e përditëshmja “Marca”. Gazeta shumë pranë klubit madrilen dhe e mirë informuar për gjithçka që ndodh në ekipin “los blankos” rradhit arsyet që përshpejtojnë largimin e Bale. Si fillim, futbollisti nuk ndjehet i vlerësuar, madje shprehet se po trajtohet shumë keq nga Zidane. Për këtë arsye, raporti mes lojtarit dhe teknikut është e ngrirë prej kohësh, aq sa sipas gazetës “Marca” nuk ka më komunikim.

Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729
Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729

Ashtu si në merkaton e verës, Real Madrid do të kërkojë një blerës për kartonin e Gareth Bale që në sesionin e dimrit në tregun e transferimit. Por jo gjithçka është në dorë të klubit spanjoll, pasi futbollisti ka pretendimet e tij dhe mund të shfrytëzojë faktin se në verë hynë në vitin e kontratës dhe mund të kërcënojë të largohet me parametra zero.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb