Nis një epokë e re për Gareth Bale, i cili ka lajmëruar transferimin e tij te Los Angeles FC me një video të postuar në rrjetet sociale: “Shihemi së shpejti Los Angeles!”. Ky ka qenë mesazhi i uellsianit që ka shoqëruar videon ku shfaqet me fanellën e klubit.

Postimi është publikuar edhe nga profili i klubit, duke zyrtarizuar kështu transferimin e madh. Bale do të ketë si shok skuadre ish-mbrojtësin dhe kapitenin e Juventus-it, Giorgio Chiellini.

Sulmuesi po përgatitet për një eksperiencë të re në MLS pas Real Madrid-it, ku ka fituar 5 Champions League, 4 Botërore për klube, 3 kampionate, 3 Kupa të Spanjës, dhe pasi ka udhëhequr Uellsin e tij drejt Botërorit në Katar. Dy blerjet e reja të klubit amerikan mund të debutojnë 8 korrikun e ardhshëm, në derbin kundër Los Angeles Galaxy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb