I intervistuar nga BT Sport, Gareth Bejl, ka folur për kontestimet që merr nga “Santiago Bernabeu” dhe mbi të gjitha pas deklaratës së tij të fundit që i ka të renditura detyrimet dhe pasionet në këtë rend. “Uells, gold, Madrid”.

“Herën e parë që më vërshëllen ishte disi shokuese. Sinqerisht nuk dija sesi ta menaxhoja situatën. Por me kalimin e kohës mësoj ta bësh. Tani vetëm tund shpatullat…” Bejl më pas shtoi: “Në fakt, “Bernabeu” është vendi më i mirë për të më vërshëllyer nëse nuk paraqitem mirë. Sigurisht që duhet të punoj fort për t’u treguar tifozëve se mund t’ia dal. Në këtë mënyrë vërshëllimat do ndalen dhe do mund të vijoj karrierën time”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb