Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për t’u përballur me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Biden njoftoi përmes rrjetit social “Twitter’ se kishte siguruar 1.991 delegatët e nevojshëm dhe do të luftonte për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”.
Ai kishte qenë kandidati i vetëm që kur Bernie Sanders u tërhoq në prill.

Biden, i cili shërbeu si nënpresident gjate administratës Obama, filloi fushatën që nuk u konsiderua bindëse në Iowa dhe New Hampshire, por më pas fitoi vrull me një fitore bindëse në Karolinën e Jugut.

Ai më pas mbizotëroi në të ashtuquajturat garat Super të Martës, duke marrë 10 nga 14 shtetet.
Z. Biden tha: “Ishte një nder të garonim në krah të një prej grupeve më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka bërë fushë ndonjëherë dhe unë jam krenar të them që po kalojmë në këto zgjedhje të përgjithshme një parti të bashkuar.”

Ish-presidenti Obama ofroi mbështetje për zotin Biden në prill, duke thënë në një video se Z. Biden kishte “të gjitha cilësitë që na duhen tek një president tani”.
“Kjo është një kohë e vështirë në historinë e Amerikës,” tha Z. Biden. “Dhe politika e zemëruar dhe përçarëse e Donald Trump nuk ka përgjigje. Vendi po kërkon për udhëheqje. Udhëheqja që mund të na bashkojë.”

Z. Trump ka treguar se ai është i gatshëm për t’u përballur me zotin Biden të cilin ai e quan “Joe i përgjumur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: