Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, që sot garon për primaret e PD-së për kandidat për kryetar bashkie të Tiranës, deklaroi se qytetarët janë ata që vendosin për qytetin.

Pasi hodhi votën e tij në kutitë e votimit, Alimehmeti tha se ky proces ndodh për herë të parë në Ballkan.

“Sot qytetarët e Tiranës vendosin për Tiranën. Për herë të parë i kthehet sovraniteti i votës qytetarëve. Sot keni të drejtën ju të votoni për familjen tuaj dhe komunitetin tuaj. Ju ftoj të vini masivisht për të votuar në një garë që ndodh për herë të parë në Ballkan. Fushata ka qenë shumë pozitive, flasim këtu për Bashkinë e Tiranës. Nuk ka pasur incidente. Situata të vogla që zgjidhen në mënyrë të thjeshtë”, deklaroi Ilir Alimehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: