Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimçaku. Mësohet se ai ishte certifikuar për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.

Podrimqaku humbi jetën pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë nesër që do të përcillet për në banesën e fundit në Novosellë të Pejës.

Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb