Kuqezinjtë nuk i përmbahen entuziazmit të fitores ndaj Rumanisë (0-1) edhe gjatë udhëtimit të tyre me autobus për në hotelin ku akomodohet Kombëtarja shqiptare e futbollit në Francë.

Një video e publikuar nga sulmuesi Shkëlzen Gashi në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, tregon futbollistët duke festuar gjatë rrugës.

Gashi duket po aq entuziast për fitoren sa edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares, paçka se trajneri De Biazi preferoi të mos e aktivizonte në këtë sfidë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb