Etrit Berisha është portieri titullar i Atalantës dhe për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi. Ndonëse gardiani kuqezi ka kaluar një operacion dhe në teori nuk është në gjendjen më të mirë fizike, për trajnerin e Atalantës, Xhiampiero Gasperini, nuk ka dyshime se shqiptari ka prioritet për të zbritur në fushën e lojës.

Berisha Atalanta

Prej më shumë se një muaji, Berisha ka qëndruar pushim për shkak të dëmtimit, por Gasperini konfirmon se ai do të jetë mes shtyllave për një javë shumë impenjative në të cilën skuadra e tij do të luajë brenda pak ditësh në kampionat me Kievon e Lacion, ndërsa në mes ka një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

“Ekziston objektivi për të aktivizuar Berishën dhe Konko mund të luajë në mesfushë. Janë dy lojtarë të cilët janë rikuperuar përfundimisht”, tha ai, duke i dhënë fund çdo diskutimi për rolin e portierit shqiptar në skuadrën e tij.

berisha

E vetmja çështje që duhet zgjidhur është ajo e transferimit përfundimtar të Berishës te Atalanta, e cila ka ndër mend ta bëjë atë portierin e të ardhmes duke e shkëputur nga Lacio.panoramasport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb