Ndryshku është vënë që në sezonin e shkuar, ose mbase edhe pak më tej për të kaluarën e tij juventine, gjë që në tribunën “Fiesole” nuk është aspak e pëlqyeshme. Por pritja e keqe që tifozët e Fiorentinës i kanë bërë Xhan Piero Gasperinit, nuk ka mbetur pa përgjigje nga trajneri.

“Bir ku…”, kori i përsëritur shumë shpesh ndaj tij ka detyruar Gasperinin të ashpërsojë tonet. “Sjellja e publikut? Erdha këtu dhe nuk ofendova askënd. Bir ku… është një ofendim i rëndë dhe i tepruar. Ime më ka luftuar për këtë vend, për lirinë e tij dhe ata që më thonë mua kështu, janë bij ku… vetë”.

Natyrisht që kjo situatë pritet të kthehet në një polemikë të shëmtuar në të ardhmen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb