Axel Witsel ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Belgjikës. Lojtari që ka luajtur 130 ndeshje me kombëtaren dëshiron të fokusohet më shumë te familja e tij dhe klubi i Atlético Madrid.

34-vjeçari Witsel e filloi karrierën e tij ndërkombëtare më 26 mars 2008 me një ndeshje miqësore kundër Marokut. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare më 1 dhjetor të vitit të kaluar në Kupën e Botës në Katar kundër Kroacisë (0-0).

“Pas një diskutimi të gjatë, kam marrë vendimin emocional të ndaloj së luajti për kombëtaren. Jam shumë krenar që kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim për pesëmbëdhjetë vitet e fundit.”

“Tani është koha të kaloj më shumë kohë me familjen time dhe të përqendrohem më shumë në klubin tim. Falenderoj të gjithë njerëzit që më bënë të shkëlqej në fanellën e Belgjikës. I uroj fat brezit të ri, për të cilin jam i sigurt se do të na dhurojë momente të pabesueshme” – shkruajti ai.

Witsel mori pjesë në Kupat e Botës 2014, 2018 dhe 2022 dhe në Kampionatin Evropian 2016 dhe 2022.

Mesfushori nuk është lojtari i parë i gjeneratës së tij që së fundmi ka vendosur të mos kontribuojë më për vendin e tij. Eden Hazard (32) dhe Toby Alderweireld (34) gjithashtu njoftuan pas Kupës së Botës se nuk do të ishin më në dispozicion për ekipin e trajnerit kombëtar Domenico Tedesco.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: