Ekspertët kanë përfunduar hartimin e amendamenteve për Kodin Zgjedhor dhe sot Këshillit Politik do të ketë përpara draftin për ta diskutuar.

Në orën 17:00 Këshilli Politik me 4 anëtarët do të diskutojnë amendamentet e draftit të ploë për Kodin e Ri Zgjedhor.

Ndërkohë gazetari Ergys Gjençaj zbulon disa nga amendamentet që janë hartuar në draft. 4 muaj para zgjedhjeve nuk bëhen projektligje për rritje rrogash, pensionesh apo ulje taksash për të ndaluar abuzimet nga palët.

Po ashtu KQZ do të ndahen në tre organe, Komisioni Shtetëror, Komisioni Rregullator, dhe Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave.

Zv.kryekomisioneri i KQZ zgjedhur posaçërisht për t’u marrë me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, saktësisht identifikimit biometrik do jetë me mandat 4- vjeçar.

Kolegji Gjyqësor Zgjedhor do të ketë 8 anëtarë të zgjedhur nga KLGJ me short dhe gjyqtarët duhet të kenë kaluar Vettingun.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb