Kur përmendet emri i saj, padyshim që do të flitet për ndonjë sukses të arritur. Fjala është për Era Istrefin, e cila këtë muaj do të udhëtojë drejt Los Angeles për t’i punuar këngët e reja. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj Faton Shoshi, i cili ka treguar se për këngët e Erës do të kujdeset këngëtarja me famë botërore, Sia.

“Më 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do punojë 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia, e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike”, -ka treguar Shoshi.

Po ashtu, ai zbuloi se përveçse me Sia, Era do të punojë edhe me producentë me të cilët punon këngëtarja Rihanna dhe me producentë të Justin Bieber. Ky udhëtim i saj do të jetë çelës i një depërtimi edhe me të madh në industrinë muzikore botërore.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: