Riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kështu deklaron Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shton se përvoja e viteve të fundit na ka mësuar që emergjencat kanë nevojë për përmirësime edhe sa i përket kuadrit ligjor. Ajo shprehet e hapur për konsultime megjithëse projektligji është gati.

“Kemi gati projektligjin që synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi.

Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së”, shkruan Xhaçka.

Sipas saj, ky draft rrit rolin e prefektit dhe krijon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të ketë kapacitete shumë më të mëdha administrative, përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera.

“E fundit, por kurrsesi më pak e rëndësishmja; nxit vullnetarizmin, dhe meqë jemi këtu, jam e lumtur të mirëpres çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojmë në qeverie mandej në Kuvend. Projektligji i plotë ‘Për Mbrojtjen Civile’”, shprehet ministrja Xhaçka.

Xhacka Fb
Xhacka Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb