Më 18 shkurt në Cleveland do të luhet super ndeshja “All Star Game: në basketbollin amerikan, në një duel të vetëm ku yjet e NBA dhurojnë spektakël.

Pas zgjedhjes së kapitenëve të skuadrave, ku nga Konferenca e Perëndimit është lideri i Los Angeles Lakers, LeBron James, dhe nga Lindja, Kevin Durant, janë përzgjedhur lojtarët me të cilët do të luajnë përballë njëri-tjetrit në ndeshjen magjike të “All Star Game”.

James dhe Durant ishin dy më të votuarit nga tifozët dhe dy ekipet do të mbajnë emrat e tyre. Fatkeqësisht, ylli i Brooklyn Nets, Durant, nuk do të luajë pasi është i dëmtuar.

LeBron ka zgjedhur të parin dhe ka afruar në ekipin e tij Giannis Antetokounmpo e Stephen Curry. Ajo që ra në sy ishte se Kevin Durant nuk mori në ekipin e tij ish-shokun e skuadrës James Harden, që në limite u transferua te Philadelphia dhe kështu përfundoi te skuadra e James. Kjo situatë krijoi të qeshura dhe polemika.

Ekipi i LeBron James: Antetokounmpo, Curry, DeRozan, Jokic, LeBron James. Në stol: Doncic, Garland, Paul, Butler, Mitchell, VanVleet dhe Harden.

Ekipi i Kevin Durant: Embiid, Morant, Tatum, Wiggins, Young. Në stol: Booker, Towns, LaVine, Murray, Middleton, Ball, Gobert.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb