Nuk e kanë me nxitim, por Ibra dhe Milan janë gati të hedhin të zezën mbi të bardhë.

Palët kanë gjetur prej kohësh akordin, madje kanë skicuar edhe detajet më të vogla në kontratë, ndërsa në ditët e para të javës së ardhshme është programuar dhe një takim në Milano për të rinovuar zyrtarisht kontratën edhe për një tjetër vit.

Në të njëjtën kohë, Milan vijon punën në tregun e transferimeve ku është ndezur edhe një herë pista Sanches. Mesfushori portugez dukej se do të transferohej te PSG por trajneri Galtier preferon Thuram përpara tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb