Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur mëngjesin e kësaj të mërkure për Luftë të Tretë Botërore.

Lavrov ka deklaruar se nëse do të ndodhte një Luftë e Tretë Botërore, ajo do të përfshinte armët bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.

Më tej, kryediplomati rus është shprehur se Rusia, e cila sipas tij, nisi një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real”, nëse Kievi do të përdorte armë bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb