E ardhmja e Tares te Lazio është gjithnjë e më në dyshim. Siç rrëfen sot Il Messaggero, drejtori sportiv i Biancoceleste mund të largohet nga klubi kryeqytetas në  fund të sezonit, pasi i mbaron kontrata.

Presidenti Lotito është i kënaqur nga puna e Igli Tares dhe është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë rinovimi edhe për 3 vjet të tjera. Gjithsesi, një propozim i tillë mund edhe të mos pranohet nga shqiptari.

Puna e mirë e djalit të tij Enrico dhe Angelo Fabiani me Primavera-n dhe me ekipin e vajzave duket se e ka bindur Lotiton që t’u besojë atyre përgjegjësinë kryesore. Një vendim i tillë nuk do largonte Taren, por ky i fundit nuk do kishte fuqi aq të madhe vendimmarrëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: