TIRANË

Analisti dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar në detaje zhvillimet politike në vend, komentet e bëra nga presidenti por edhe qëndrimin e dy palëve politike të cilat vijojnë të qëndrojnë të palëkundura në “llogoret e vjetra” duke mos bërë asnjë hap drejt zgjidhjes së krizës.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24,  Mustafaj tha se përballja e Metës me komisionin hetimor parlamentar ishte një veprim për t’u përshëndetur. Ai theksoi se kreu i shtetit, por edhe deputetët e tjerë treguan një respekt të dyanshëm, ndërsa shtoi se vendin e toneve të ngritura e zuri debati dhe shpjegimi serioz.


Por a ka një plan për një marrëveshje të dytë mes kryeministrit Edi Ramës dhe shefit të opozitës Lulzim Basha, edhe për këtë çështje Mustafaj dhe një shpjegim detajues.

Pjesë nga fjala e Mustafajt:

Mustafaj: Vajtja e Metës në Komisionin Hetimor ishte për tu përshëndetur. Situata ishte e qetë dhe pati shpjegime  të qarta. Konferenca vinte pas takimet me Komisionit të Venecias, kjo konferencë linte të kuptonte se biseda ka qenë e hapur dhe pozitive. Deklarata se nuk do të largohet nga zyra e presidentit, është e përsëritur.

A do varet fati i presidentit nga Venecia?

Mustafaj:Prania e opozitës së re dhe gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar me kryeministrin, kjo bën të mendosh se ai ka numrat e nevojshëm, 96, për ta rrëzuar presidentin. Ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese, sepse ajo do ta certifikojë rezultatin. Ky është një shantazh  ndaj Metës dhe kjo është një manovër për të larguar opinionin publik nga skandalet, të cilat po shfaqen çdo ditë e më shumë. Presidenti e përdor gjuhën me dy kuptime për t’i folur kryesisht zotit Rama.

Ky mesazh  i kreut të shtetit a u ckodua nga jo dhe a ka një marrëveshje të afërt mes Ramës dhe Bashës?

Mustafaj:Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e para, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij.  Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë. Presidenti i është drejtuar në mënyrë institucionale agjencisë kombëtare që presupozohet se ka dhënë  informacion për të nxjerrë nga arkiva dhe për t’ia vënë në dispozicion Komisionit Hetimor. Komisioni hetimor e përfshinë  brenda platformës nëse ka dyshime për këtë informacion. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu.

Ai foli edhe për negociatat, ku tha se është skeptik se KE do të ndërmarrë një hap pozitiv ndaj Shqipërisë.

“Dështimi  dhe suksesi në masën 90-95 për qind janë të qeverisë. Luftën kundër korrupsionit nuk e zhvillon  as opozita as presidenti.  Ne jetojmë  në një situatë ku kryeministri dhe bashkëpunëtorët i shmangen përgjegjësive. Nuk ka asnjë arsye që ta shmangë përgjegjësitë nga ky proces. Dhe siç duket nga të gjitha gjasat duke se integrimi do të dështojë”-tha Mustafaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: