Shqipëria është kthyer e zhgënjyer nga transferta në Poloni, por në kampin kuqezi lojtari më optimist është Nedim Bajrami.

22-vjeçari pak ditë më parë mori lajmin e mirë se mund t’i bashkohet Shqipërisë teksa ka dhënë dhe një mesazh nga Durrësi ku kombëtarja po akomodohet para sfidës me Hungarinë.

Bajrami thotë se i pret tifozët në stadium teksa shpreson se Shqipëria do të marrë dy rezultate pozitive.

‘’Përshëndetje nga unë Nedim Bajrami. Jam shumë i lumtur që më në fund jam pjesë e kombëtares shqiptare. Shpresoj të marrim dy rezultate pozitive dhe ju pres në stadium. ‘’- thotë Bajrami.

Një ditë më parë Shqipëria humbi me rezultatin 4-1 ndaj Polonisë. Më 5 shtator një tjetër ndeshje e vështirë i pret kuqezinjtë në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë dhe tre ditë më pas ndaj San Marinos.

Bajrami ka shansin të debutojë ndaj Hungarisë, por pritet të shihet nëse Reja do të zgjedhë mesfushorin-sulmues të Empolit, apo do e lërë në stol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb