Eneo Bitri po luan sezonin e tij të parë në Çeki te skuadra e Ostravas. Mbrojtësi i njohur ka luajtur deri më tani në 9 ndeshje, duke shënuar 2 gola, por ende nuk ka provuar shijen e asistit. Bitri dha një intervistë për Sport News në News 24, ku foli për përvojën e re çeke dhe gjithashtu s’mund të linte pa përmendur ish-skuadrën e tij, Partizani.

“Jam shumë i lumtur për atë që po bëj këtu. Kjo i përket puëns time që jam duke bërë këtu, shpresoj që të vazhdoj kështu.

Objektivi personal- Mendoj që vera do jetë diçka e mirë në aspektin personal, pasi kam interesime nga disa skuadra. Nuk i dihet, le të presim se çfarë do të ndodhë.

Kombëtarja dhe ftesa – I uroj rikuperim të shpejtë Marash Kumbullës. Pres që një ditë të vijë ftesa, pasi kam punuar shumë. Respektoj vendimin e tij.

Partizani – E kam ndjekur Partizanin sa kam patur mundësi. Nëse Partizani fiton derbin, me 90 përqind e ka fituar titullin. Tirana do marrë një goditje nga derbi, dihet që derbi të lë me pasoja. Partizani i ka munguar fati. Kur unë kam qenë pjesë e tyre, pësonim gol me vetëm një goditje në portë. Kemi bërë edhe gabime gjatë ndeshjeve që na kanë dënuar. Partizani nuk ka treguar luhatje. Të kuqtë kanë bërë kampionat me ulje-ngritje. Ndonjëherë është edhe çështje fati. E kam parë Tiranën sot, por edhe Kastrioti luajti mirë. Goli i Tiranës duhet diskutuar. Futbolli në Shqipëri është i ndërlikuar.

Colella- Trajneri ka bërë mirë dhe ka treguar se ka aftësi. Mendoj se duhet t’i rinovohet kontrata. Puna që ka bërë është e dukshme. Partizani fiton derbin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb