TIRANË- Një mot premtues për të gjithë ata që pëlqejnë diellin por edhe detin. Mund t’i bëni gati çantat e plazhit, kremin mbrojtës e çadrën e të nxitoni drejt Durrësit, Golemit, Jugut apo edhe Shëngjinit e Velipojës.

Kjo fundjavë sipas sinoptikanëve sjell kthjellime në 85% të vendit, ndërsa vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluar.

Po kështu fundjava sjellin rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C
Por kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet me një erë të lehtë nga juglindja dhe veriperëndimi deri 8 m/sek, ndërsa prej mesditës në brigjet e Jonit do të fitojë intensitet deri 14m/sek.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 do të jetë më i theksuar në bregdetin jugor. Ndaj shijoni diellin veror, plazhin por kujdes nga dallgët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb