Cristiano Ronaldo do të debutojë sërish me Manchester United në “Old Trafford” përballë Newcastle.

Solskjaer nuk pret asnjë sekondë dhe do të hedhë portugezin që nga minuta e parë si sulmues qëndror.

Manchester United ka grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshje teksa ka shansin të kapë vendin e parë me një fitore pasi Totenham që mban vendin e parë humbi ndaj Crystal Palace.

Tifozët e Manchester United mezi po presin që Ronaldo të startojë me fanellnë e ‘Djajve’ për një rikthim të bujshëm në moshën 36-vjeçare në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb