Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ‘online’ ditën e sotme, me të rinjtë që i janë përgjigjur nismës së qeverisë “Gati për Shqipërinë”.

Të rinjtë, por jo vetëm, të diplomuar dhe profesionalizuar në vende të ndryshme të botës, shpalosën para trupës qeveritare planet dhe vizionin e tyre. Ata dëshironin të kontribuonin në fusha të ndryshme.

Një juriste, e cila ishte diplomuar dhe punonte në Londër, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit, i cili i kërkoi të bënte një takim me të.

Brikena Gurrilla: Unë kam studiuar në shkenca politike, ideja ime është për të dhënë një mbështetje dhe emancipimin e administratës së Shqipërisë.

Bobi Xhaxho: Jetoj në SHBA, punoj në kompaninë e nxitjes së sipërmarrjes për të rinjtë. Kam menduar një plan projekt.

Alketa Markaj: Jetoj jashtë Shqipërisë, merremi me energjinë e gjelbër. Dua të sjell firmën time në Shqipëri me produktet e saj, por në një farë mënyre ta integrojmë. Firma ime njeh shumë bashkëpunëtorë, duke bashkëpunuar mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Sabire Lici: Jetoj në Francë. Kam mbaruar studimet e larta, master shkencor. Ndodhem në vitin e dytë të doktoratës, ku po bëj kërkimet për inteligjencën artificiale. Iniciativa ime është të kemi mundësi të hapim një filial në Shqipëri.

Edi Rama: Nuk e di a ju ka rënë në vesh që ndërkohë ne po punojmë për të bërë ndryshim për organizimin e administratës. Duke futur konceptin e nëpunësit digjital, e do të shohim më tutje. Do të jetë e mundur të organizojmë një hapësirë, ku kontributi mund të jepet nga jashtë e të jetë konstant, me detyra të caktuara, me arsye të caktuara, për të ndjekur punën, pa qenë të detyruar të jemi 8 orë, por duke komunikuar sipas nevojave dhe treguar punën sipas produktit.

Blerina Xherai: Jam një juriste e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e BE, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kam punuar10 vitet e fundit në fushën e arbitrazhit, të investigimeve, detar dhe konverciale. Aktualisht punoj në Londër dhe kam fituar një eksperiencë që nga 2012 si në firmat ligjore sa i përket arbitrazhit ndërkombëtare por edhe në fushën akademike. Jam arbitre e dhomës së arbitrazhit të Kosovës. Jam edhe anëtare e bordit të rregullta të Hagës mbi arbitrazhin dhe të drejtat e njeriut, angazhimi im është në ta ardhmen në krijimin dhe reformimin apo përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të doja të jepja edhe kontribut të avokaturën e shtetit.’- tha ajo.

Edi Rama: Lei një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?

Blerina Xherai: Po, kam.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb