Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një tjetër takim online me të rinj në kuadër të nismës “Gati Për Shqipërinë”. Të rinj shqiptarë të arsimuar jashtë dhe jo vetëm, kanë vijuar me prezantimet  duke shpalosur idetë e tyre për të investuar në Shqipëri. Por, mes tyre paraqiti aplikimin e tij edhe nje i ri nga Italia, Maurizio Carito i cili është drejtues i kompanisë “Infinity Power” që operon në Shqipëri prej tre vitesh që merret me prodhimiin e energjisë elektrike nëpërmjet energjisë diellore.

“Kemi zgjedhur Shqipërinë sepse ka  300 ditë në vit me diell, kështu që nga pikëpamja e prodhimit të gjithë sipërmarrësit shqiptarë kanë një avantazh të madh në instalimin e sistemeve fotovoltanike”

Sipas Ramës ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.

Rama Fb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: