Kryeministri Edi Rama, ka dëgjuar këtë të premte prezantimet e të rinjve të nismës “Gati për Shqipërinë”.

Në këtë sesion të 18-ë, të rinjtë kanë shpalosur idetë e tyre para kryeministrit dhe personave të tjerë të pranishëm në panel.

Të diplomuar në degë të ndryshme, ata janë shprehur të gatshëm për të kontribuar me eksperiencën e tyre për vendin.

Ky komunikim i sotëm është i pari, vlen një prezantim paraprak.

Më pas do të bëhet ndarja sipas fushave dhe në një moment të dytë do të merrni një email, ku do të takoni titullarin përkatës sipas fushës për të bërë një komunikim më të detajuar. Është bërë gati dhe një aplikacion, për të ndjekur ecurinë e procesit.

Ervis Kaja: Jam Ervis Kaja. Jam përgjegjës i marketingut digjital në një kompani të njohur në Itali. Dua të kthehem dhe të jap kontributin tim në këtë fushë.

Fjona Ismaili: Jam Fjona Ismaili. Avokate në Milano. Punoj ndihmëse pedagoge në një universitet të Minalos. Dua të jap kontributin tim në fushën e tregtisë të lirë.

Eriksan Beu: Jam Eriksan Bregu. Dëshiroj të kontribuoj në Ministrinë e Jashtme, kryesisht në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë kryeministri Rama, tha se është gati një aplikacion për të ndjekur këtë proces. Ai theksoi se të gjithë të rinjtë e përfshirë do të takohen me titullarët përkatës, për të shprehur nga afër të gjithë idetë e tyre.


“Ky komunikim i sotëm është i pari, vlen një prezantim paraprak. Më pas do të bëhet ndarja sipas fushave dhe në një moment të dytë do të merrni një email, ku do të takoni titullarin përkatës sipas fushës për të bërë një komunikim më të detajuar. Është bërë gati dhe një aplikacion, për të ndjekur ecurinë e procesit”, tha kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb