Kjo është kalaja Rozafa e ndriçuar gjatë natës, por nga sot ndriçimi do të mungojë. Kabulli elektrik që ndriçonte kalanë përreth saj është vjedhur gjë për të cilën Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar duke dënuar me forcë këtë akt.

Helidon Sokoli specialist në drejtorinë rajonale të kulturës shprehet se këto dëmtime në këtë moment kur pritet ringritja e turizmit pas pandemisë mund të ndikojnë tek turistët e huaj.

Mundësia për të vendosur roje ose kamera sigurie kudo përreth kalasë Rozafa është e pamundur shprehet specialisti Sokoli, e para për shkak të kostove të mëdha e dyta për faktin se kalaja ka një territor të gjerë prej 9 hektarësh.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh sepse edhe më përpara persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit të Kalasë Rozafa ndërsa shqetësuese në Shkodër janë dëmtimet edhe në pjesë të tjera publike që vijnë nga persona të papërgjegjshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb