Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik prostitucion dhe drogë. Mediat italiane bëjnë me dije se 29-vjeçari Klodian Mazari ishte në kërkim që nga shtatori i 2019-ës, për krime të kryera në provincat e Napolit dhe Caserta mes 2016 dhe 2017.

Burri, i gjetur në posedim të një thike, i tregoi policisë një pasaportë me detaje të rreme.
Mësohet se shqiptari teksa ishte në makinë, për pak sa nuk u përplas me patrullën e policisë bashkiake në Cardito të Italisë, skenë e cila u pa dhe nga dy patrulla të tjera.

Policia e ndoqi 29-vjecarin, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar burgut, doli nga mjeti dhe u fut në oborrin e një shkolle private dhe u fsheh pas disa karrigeve. Pavarësisht tentativës së tij, ai u arrestua nga policia. Gjatë kontrollit, të riut iu sekuestrua dhe një thikë dhe një pasaportë false. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Poggioreale, në pritje të masës së sigurisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb