TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.

Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.

“MIRËMËNGJES ?
Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore ??
? Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.
#SkaKohëPërPushim??♂️”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: