Menaxherit të Chelseat, Jose Mourinho, i është ofruar një kontratë e re dyvjeçare nga Roman Abramovich, pasi strategu ia siguroi titullin klubit londinez- njofton Evening Standard. Portugezi është trajneri më i paguar në Ligën Premier, por pasi fitoi titullin, klubi do ta shpërblejë atë me një kontratë që do të zgjasë deri në fund të vitit 2019.

Raportohet se ende nuk ka asgjë formale, por Mourinho dëshiron të qëndrojë te Chelsea aq kohë sa e kërkon klubi. 52-vjeçari e udhëhoqi Chelsean gjatë viteve 2004-2007, ndërsa ai u rikthye sërish në vitin 2013 dhe menjëherë i ktheu Blutë në majat e futbollit anglez.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: