Formula 1 do të rikthehet me emocionet e saj për të gjithë të apasionuarit. Në fundjavë nis sezoni i ri dhe pritshmëritë janë të mëdha për këtë edicion. Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc është shfaqur optimist dhe besimplotë në konferencën për shtyp, ashtu siç i ka hije një kampioni.

“Objektivi është që këtë sezon të jemi përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar. Red Bull është i fortë por këtë deri më tani e ka treguar vetëm në prova. Duhet parë se si do të reagojë në garë, pasi provat dhe gara kanë shumë diferenca. Është shumë shpejt për të dalë në gjykime finale, janë vetëm ditët e para në pistë. Jam i sigurt që me kalimin e ditëve do të zbulojmë shumë gjëra të reja. Potenciali që tregohet në prova nuk është gjithçka. Ne tek Ferrari nuk e kemi treguar të gjitha në prova, por besoj se edhe kundërshtarët nuk kanë shfaqur të gjithë potencialin. Do të shohim në kualifikuese dhe në garë se cilat janë vlerat e secilit.

A mund të fitojmë garën e parë të sezonit? E rëndësishme për ne tek Ferrari është të mos fitojmë vetëm garën e parë. Duhet të bëjmë mirë përgjatë gjithë sezonit dhe të zhvillohemi në rrugëtimin tonë”, tha Leclerc.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: