TIRANË

Kreu i PD Lulzim Basha, pas një takimi me aleatët opozitarë ka deklaruar se pa ndarë politikën nga krimi, çdo sistem zgjedhor që do të implementohej do të dështonte.

Kryeopozitari thotë se është i gatshëm të hedhë çdo hap për t’i dhënë fund krizës në Shqipëri si një mesazh Ramës i cili komentoi nga Vjena Reformën Zgjedhore dhe rolin e opozitës në këtë proces.

FJALA PËR MEDIAT E LULZIM BASHËS

Në emër te Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve te fundit, une besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.

Pa garantuar këto standarte minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht nje shtojce ne propoganden e Ramës, që ne jemi te gjithe njesoj dhe qe faji është gjithmonë diku tjetër,  kur ne fakt eshte ai qe kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap ne pergjime duke blere votat me krimin.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun. Mes Ramës dhe Bundestagut zgjedh këtë të fundit. Shqipëria është në krizë dhe shqiptarët dhe opozita e ndjejnë në lëkurën e tyre. Tek papunësia, tek tërmeti i 26 nëntorit që e nxori shtetin lakuriq, një shtet pa emergjenca dhe tani familjet i ka katandisur në pikë të hallit.

Pushteti personal i Ramës është axhenda e vetme e tij dhe e ka shkaktuar këtë krizë. Për mua zgjidhje është të rikthejmë mirqënien e çdo shqiptari, garantimi i votës  së lirë si dhe shpëtimi i demokracisë.  Jam i gatshëm të hedh çdo hap për t’i dhënë fund kësaj krize.

Konlikti Iran- SHBA?

Në kuptimin e brendshëm shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për lirinë dhe demokracinë për ditë, ajo fillon të zhduket. Unë jam krenar që si ish- Ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë në krah të SHBA dhe NATO. Ne jemi përkrah SHBA, vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb