Komisioni i Ligjeve ka votuar këtë të hënë aktin normativ për shpronësimet, duke i hapur zyrtarisht rrugën ndërtimit të Spitalit të Fierit.

Në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Erlis Hereni, tha se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me banorët e truallit, ku do të ndërtohet spitali.

“Agjencia mund të hyjë në negociata për sa i përket vlerës së shpronësimit. Janë nënshkruar marrëveshje me vullnet të plotë nga të dyja palët, ku banorët lejojnë të fillojnë punimet për ndërtimin sa më shpejt të spitalit, dhe agjencia angazhohet të bëjë procedurat, duke mos hequr të drejtën e banorëve për t’iu drejtuar gjykatës.

Kemi dakordësi të plotë nga ana e banorëve dhe nuk kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi nga banorët, që kanë dakordësuar që shpronësimi i truallit të kryhet brenda 90 ditëve. Sipërfaqja totale e Spitalit të Fierit është rreth 50 mijë metra katror”, tha Hereni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb