TIRANE

Deklarata e Presidentit Ilir Meta që është gati të sakrifikojë mandatin e tij, për t’i dhënë fund krizës politike është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si në Europë, ashtu edhe në SHBA. Gazeta prestigjioze “New York Times”, televizioni “Fox News”, “Washington Post”,”DailyMail”, si dhe shumica e agjencive të lajmeve të cilat kanë raportuar situatën politike në vend, kanë pasqyruar gjerësisht qëndrimin e  kreut të shtetit, Ilir Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.

Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.”-deklaroi Presidenti Meta, duke bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Deklarata e Presidentit të Republikës, bërë sot në Pogradec është cituar në të paktën 180 media ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: