Për Usain Bolt mbeti vetëm vendi i tretë në garën e tij të fundit individuale, në finalen e 100 metrave e vlefshme për Kampionatin Botëror të atletikës që u zhvillua dje në mbrëmje në Londër, ndërkohë që amerikani Justin Gatlin realizoi një ëndërr kur mundi ikonën xhamajkiane në 100 metra duke fituar kështu titullin e dytë botëror në karrierë përmes fërshëllimave të turmës në stadium për shkak të historive të tij me dopingun.

Gatlin, 35 vjeç, fitoi me 9,92 sekonda përpara amerikanit tjetër, Christian Coleman (9,94), ndërkohë që tetë herë fituesi olimpik dhe 11 kampioni i botës, Bolt u rendit i treti me 9,95, pas një starti si gjithmonë të dobët, çka i kushtoi një tjetër rezultat të mirë.

Gatlin u shpall kampion bote në 2005 dhe kampion olimpik në 2004 por nuk është adhuruar nga tifozët si Bolt, për shkak të përdorimit të dopingut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: