Pas Villarreal, një tjetër klub spanjoll i La Liga-s kërkon shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt, i cili mund të largohet nga futbolli italian për të përfunduar në kampionatin iberik.

“La Repubblica” raporton se shkodrani ka përfunduar në radarët e Valencias. Trajneri Gennaro Gattuso ka punuar me mbrojtësin e krahut në kohën kur e udhëhiqte Napolin dhe tani dëshiron ta ketë atë në dispozicion në ekipin bardhezi.

Natyrisht, nevojitet një ofertë e kënaqshme për Lazion për ta liruar mbrojtësin e djathtë, i cili mund të luajë edhe në të majtë, e të cilin Gattuso e vlerëson shumë.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do ta bëjë Valencia, ndërsa Hysaj nuk është më lojtar i padiskutueshëm për trajnerin Maurizio Sarri. Futbollisti shqiptar do ta provonte me kënaqësi një eksperiencë të re në La Liga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb