Napoli ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Gennaro Gattusos për të kryesuar stolin e të kaltërve.

Trajneri i Portos, Sérgio Conceição pritet të jetë trajneri i ri i napolitanëve, raportojnë mediat italiane.

Dita e djeshme ka qenë jo e mirë për Napolin që prej një gafe në shtëpi duke barazuar 1-1 ndaj Hellas Veronas humbi dhe pjesëmarrjen në Champions League vitin tjetër.

Menjëherë erdhi reagimi nga Presidenti Di Laurentis i cili nuk priti duke shkruar nëpërmjet ‘’Tweeter’’ një mesazh direkt për Gattuson ku e njoftonte publikisht se e kishte shkarkuar.

46-vjeçari Conceicao prej 2017 drejton Porton, teksa këtë vit mori bujë pasi eleminoi Juventusin dhe çoi ekipin deri në çerekfinalet e Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb