Trajner i Milanit Gennaro Gattuso,u shpreh për mikrofonin e Rai Sport pas disfatës në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios se duhet të kthejnë faqen dhe të kalojnë këtë moment negativ.

“Në pjesën e parë ishim mirë në fushë, ndërsa në nisjen e së dytës, vuajtëm në disa raste. Duhet të kthejmë faqen, sepse po vuajmë shumë. Duhet të kuptojmë drejt situatën ku ndodhemi. Duhet të përmirësojmë lojën. Diçka nuk po funksionon, vuajmë prej një muaji. Nuk është çështje fizike, mund të jetë teknike ose psikologjike. Luajmë poshtë mundësive tona”, u shpreh Gatuzo.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb