Ish-mesfushori i Milanit për 14 vite, Xhenaro Gatuzo nuk humbet kohë të reagojë kur flitet për Zlatan Ibrahimoviç. Gatuzo e ka cilësuar atë si një futbollist profesionist, por nervoz në fushë që nuk duron dot humbjet.

Futbollistët kanë luajtur për dy vite te kuqezinjtë dhe sipas mediave italiane, mes tyre ka pasur shpesh herë përplasje dhe konflikte.

Komenti i Gatuzos vjen në kohën kur në Francë dhe në Itali po flitet për një rikthim të mundshëm të Ibrës te Milani, në përfundim të sezonit të tij me PSG-në.

“Kam luajtur vetëm dy vite me Ibrahimoviçin, por e kam kuptuar se si është. Nuk duron dot humbjen. Ai është një profesionist i zoti, por ka vetëm një problem: Nuk do që të humbasë dhe kur humbet, rrezikon të luajë mendsh”,-ka thënë Gatuzo sipas portalit “ilmilanista.it”.

Ndërkohë, rreth një muaj më parë, Tiago Silva ka rrëfyer një incident që ka ndodhur mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Xhenaro Gatuzos në kohën kur luanin me Milanin. Mbrojtësi brazilian ka treguar në formën e një anekdote se Zlatan ka futur në koshin e mbeturinave Gatuzon. (panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: