Trajneri i Milanit Gatuzo, ka pranuar se Interi e meritonte më shumë fitoren, ndaj në fund pengu ishte që ndeshja nuk u mbyll 0-0. “Interi e meritonte më shumë, nëse ndeshja do të kishte përfunduar 0-0 për ne do të kishin qenë gjëra shumë pozitive. Skuadra ishte e aftë, mund të mbanim topin më mirë. Ndoshta kemi pasur frikë, duhej më shumë kurajë. Ditëm si të vuanim deri në minutën e 92-të, keqardhja e vetme është që nuk arritëm të shfrytëzonim disa situata. Duhet të shohim para, por kjo humbje djeg”, tha ai.

“Te momenti i golit ka shumë gabime, fajin e kanë të gjithë. Sot lëpijmë plagët dhe shohim përpara. Ndeshjet i humbim të gjithë, jo se ka gabuar vetëm Donaruma. U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të”, tha Gatuzo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb