Deputetja demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit ka replikuar me ministren Belinda Balluku, ndërsa solli në vëmendje strehimin e shumë banorëve, si në rastin e atyre në lagjen 5 maj.

Vokshi tha se propaganda e qeverisë nuk i strehon dot qytetarët.

“Strehimi është e drejtë që mbrohet me Kushtetutë. Jemi në një regjim. nuk jemi në demokraci. Ju ndoqa mbrëmë në një intervistë. thatë se qeveria juaj është e njerëzve. S’ka pse zonja ministre të shkaktojë deri në Dibër, kemi shumë banorë këtu. Kur thoni këto është të qeshësh apo qash. Propaganda juaj nuk i strehon dot qytetarët. Si jep dot fëmijëve ilaçe, apo bukë. pse nuk i takoni banorët e 5 majit. Pse nuk e takoni Lauretën që e arrestuar dhe e latë 3 ditë pa takuar fëmijët e saj të mitur, pse nuk e takuat Nënë Lizën? Apo policët që tërhiqnin zvarrë një nënë të moshuar. Po a keni turp? Ndërkohë që krimi qeveris, ju merrni zvarrë prindër dhe fëmijë. Po banorët e Laprakës sa muaj rrinë dhe kërkojnë informacion?! Gaz, dhunë, shtëpi të shembura për 5 minuta”, tha Vokshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb