Gaz Paja në “Dola të Ola” rrëfeu për marrëdhënien që ka më të atin, të madhin Luftar Paja. Ai zbuloi se babai i tij është kritikuesi i tij më i madh që nga fillimet e karrierës së tij dhe deri më sot.


Gazi tregoi se prindërit e tij gjatë verës jetojnë në Orikum dhe që nga fillimi i pandemisë ata janë zhvendosur atje. Luftar Paja që nga bregdeti i mrekullueshëm i jugut i dërgoi një videomesazh të birit.
“Porosia ime për Gazin dhe brezin e tij është që t’i përkushtojnë sa më shumë vëmendje punës në art sepse spektatori shqiptar kërkon cilësi dhe zhvillime të mëtejshme të artit dhe sidomos artit skenik. Si artist i vjetër mbi 50 e ca vjet në karrierën e artit skenik i porosis të gjithë brezat që po vijnë, të kenë vëmendjen sidomos te cilësia dhe duhet të qëndrojnë larg banalitetit. Suksese dhe sa më shumë krijimtari”, tha aktori.

Gazi tha se korrektësia e Luftarit ka ndikuar tek ai, ndërkohë që Stefi pas videomesazhit u shpreh se kritikat kanë shumë vlerë kur bëhen nga njerëz dhe artistë si Luftari.

Gaz Paja dhe vëllezërit korçarë kënduan një këngë së bashku me të cilën përshëndetën Luftar Pajën. Ata zgjodhën një këngë greke, meqenëse Gazi ka studiuar dhe ka qëndruar disa vite në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb