TIRANE – Gaz Paja gjithmonë ka qenë diskret dhe flet shumë pak për jetën e tij private. Aktori i humorit, i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit, Wake Up tregoi se tashmë ka gjetur njeriun e zemrës.

Siç e përshkruan dhe aktori ajo është është njeri shumë i kuptueshëm përballë natyrës impulsive të tij. Gazi u shpreh se për momentin po jetojnë lidhjen, por martesa nuk është ende në planet e tyre. Ai ka thënë se viti në 2018-të do të jetë i fokusuar tek spektakli “Portokalli” dhe tek teatri.

“Është bionde, e gjatë e buzëqeshur, elegante potitive, i shkëlqejnë sytë kur më sheh. Jam në një faz të jetës që ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është e sjellshme, e dashur korrekte ndihem vërtetë shumë mirë.

Nuk kemi bërë ende plane, as bashëjetesë dhe as unazë deri tani. Jemi në atë procesin e njohjes, shumë mirë po shkon deri tani. Unë jam pak tip imulsiv ndërsa ajo është pak më ndryshe dhe kështu balancohemi”- shpreh aktori i humorit.
(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: