Dy persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi gjatë heqjes së një “objekti të dyshimtë” të mbetur nga sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës.

Ministria e Brendshme në Gaza tha në një deklaratë se shpërthimi ndodhi gjatë heqjes së një objekti të dyshimtë që kishte mbetur nga sulmet izraelite në një vend që i përkiste një prej grupeve të rezistencës në mes të qytetit.

Krahas dy të vdekurve, njoftohet se shpërthimi ka shkaktuar edhe të plagosur.

Në deklaratë nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e rrethuar të Gazës më 10 maj përfunduan më 21 maj, pas një armëpushimi të arritur me Hamasin.

Në sulmet izraelite në Gaza humbën jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse 1.948 të tjerë u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u sollën në gjendje të papërdorshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb