GAZA-Një organizatë palestineze për të drejtat e njeriut ka kundërshtuar të mërkurën vendimet e fundit për dënim me vdekje që janë dhënë nga tribunalet ushtarake të udhëhequra nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Një gjykatë ushtarake në enklaven bregdetare palestineze e ka dënuar një banor vendës me vdekje me akuzën se e ka ndihmuar Izraelini, ndërsa dënimet me vdekje që janë dhënë më parë ndaj dy personave tjerë janë konfirmuar nga një tribunal më i lartë ushtarak.

Gjykata ushtarake e Gazës e ka publikuar vendimin për vrasjen me varje të personit të identifikuar me inicialet M.S., 59 vjeçar nga rajoni lindor i qytetit të Gazës.

Qendra palestineze për të Drejtat e Njeriut e ka dënuar përmes një deklarate ndëshkimet e “tepruara” duke shtuar se “civilët nuk duhet gjykuar nga tribunalet ushtarake”.

Në muajin maj autoritetet në Gaza kanë ekzekutuar tre persona, rasti i parë i dënimit me vdekje prej vitit 2014.

13 dënime me vdekje janë dhënë sivjet, 12 prej të cilave dënime të dhëna nga gjykatat ushtarake, sipas kësaj qendre.

Në tërësi, 177 dënime me vdekje janë dhënë prej krijimit të Autoritetit Palestinez në vitin 1994, 30 prej të cilave janë dhënë në Bregun Perëndimor dhe 147 në Gaza.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: