Ushtria izraelite ka shkatërruar një ndërtesë banimi në perëndim të qytetit Gaza.

Avionët luftarakë goditën kullën 12-katëshe ‘Hanadi’ që ndodhet në lagjen al-Rimal.

Raportohet se e gjithë ndërtesa u shkatërrua nga sulmi ajror dhe po ashtu u shkaktuan dëme në shtëpitë afër ndërtesës.

Dëshmitarët okularë thanë se më herët ushtria u kërkoi banorëve të kullës që të lëshojnë kullën në përgatitje të sulmit.

Më herët, brigadat ‘Al-Qassam’ dhe ‘Al-Quds’ paralajmëruan se do të sulmojnë kryeqytetin Tel Aviv në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj ndërtesave të cilëve palestinezë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb