Një fëmijë nëntëvjeçar u vra pasi një municion i pashpërthyer i mbetur nga sulmet izraelite shpërtheu në Rripin e bllokuar të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, u plagosën kur një “objekt i dyshimtë” i mbetur nga sulmet izraelite në rajon muajin e kaluar shpërtheu natën e kaluar.

Nëntëvjeçari Ubeyde Dahduh nga pjesa lindore e Gazës, i cili u plagos në shpërthim, iu nënshtrua plagëve.

Trupi i fëmijës palestinez u varros në Varrezën Lindore pas namazit të xhenazes.

Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e rrethuar të Gazës më 10 maj përfunduan më 21 maj, pas një armëpushimi të arritur me Hamasin.

Në sulmet izraelite në Gaza jetën humbën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse 1.948 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u sollën në gjendje të papërdorshme.// AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb