Gazeta e madhe italiane, “Corriere Della Sera”, i ka kushtuar një shkrim jetës dhe veprës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar si “Gandi i Ballkanit”.

Autori i shkrimit është Andrea Riccardi*.

SHKRIMI:
Ballkani është pjesë e Evropës, por lufta është rikthyer në vitet ’90 me fundin e ish-Jugosllavisë. Presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili humbi një sy në një atentat, ka thënë duke aluduar për masakrat njerëzore nga luftërat etnike: “Është e vështirë që të mbeten burra në Ballkan”.

Gjithsesi në këtë botë ka qenë një “Gandi i Ballkanit”, Ibrahim Rrugova, që tashmë është harruar. Ai është arkitekti i pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për serbët, Kosova është një territor i shenjtë. Historia e Ballkanit është e rëndë. Shqiptarët e sotëm konsiderohen si turq nga serbët, të cilët i kanë pushtuar në 1389 në fushën e Mëllenjave në Kosovë.

Për Rugovën, Kosova ishte shqiptare. Ishte babai i pavarësisë dhe, si fakt unik në Ballkan, ai luftoi pa dhunë. Ai ka lindur në vitin 1944. Rugova ka jetuar në kohën e Titos dhe të nacionalizmit serb. Rugova ka studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në Kosovë dhe në Francë për të ruajtur identitetin shqiptar.

Në vitin 1989 u zgjodh në Presidencën e Unionit të Shkrimtarëve Shqiptarë të Kosovës dhe dy vite më vonë u votua si President i tyre. Ai u bë udhëheqës i luftës për pavarësi kombëtare, përmes zgjedhjes dhe jo dhunës.

Rugova konsolidoi Kosovën, nën sundimin serb, një shtet paralel që u krijua edhe nga vullneti i shqiptarëve të Shqipërisë. Gjatë kohës që dëboheshin nga shkollat dhe institucionet, shqiptarët po krijonin institucione të tjera pa miratimin e Beogradit. Në vitin 1998, ai ka thënë: “Besoj në mundësinë e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në një Kosovë të pavarur”.

Ai vdiq në vitin 2006 para se vendi i tij të shpallte pavarësinë. Me origjinë myslimane, por Rugova ka qenë gjithmonë një evropian, një humanist laik, shumë i ndjeshëm ndaj krishtërimit, pasi në shtëpinë e tij mbante dy postera të Nënë Terezës dhe të Papa Gjon Palit II, që i kishte marrë në Vatikan.

Autori tregon kur e kishte vizituar shtëpinë e tij, të cilën e quan modeste në Prishtinë, ku thotë të ketë jetuar “Presidenti” i Kosovës i viteve të ’90-ta. I thjeshtë dhe i ngrohtë, ai drejtonte mysafirët në dhomën e tij muze e mbushur me minerale të vendit, duke më ofruar të zgjidhja njërin nga ta si dhuratë. E zgjodha një gur të verdhë për ta mbajtur. Ai më tha se ky është ari i Kosovës. Por më pas shtoi, për t’më çliruar nga turpërimi:

“Fatmirësisht nuk vlen asgjë, përndryshe nuk do të pavarësohemi kurrë”.

*Andrea Riccardi (i lindur më 16 janar, 1950 në Romë) është historian, profesor, politikan dhe aktivist, si dhe themelues i Komunitetit të Sant’Egidios. Ndërsa që nga 16 nëntori i vitit 2011, ai ka shërbyer si Ministër pa portofol i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali në Kabinetin e Mario Montit.

Komuniteti i Sant’Egidios ka qenë prezent në Kosovë që nga viti 1996. Miqësia e krijuar me liderin e LDK-së, Ibrahim Rugova, ka shtyrë Sant’Egidion të kërkojë bazë për pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve.
Sant’Egidio gjithashtu lehtësoi edhe lirimin e Rugovës derisa ai ishte burgosur në Prishtinë gjatë bombardimeve më 1999, sikurse edhe udhëtimin e tij për në Itali.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: