Politologu vjenez dhe eksperti ballkanik, Vedran Dzihic studion ideologjinë, rrjetet dhe mekanizmat e radikalizimit te vendet ballkanike dhe komuniteteve të tyre këtu në Austri, shkruan fillimish gazeta më e vjetër e botës, “Wiener Zeitung”. Në vijim keni intervistën.

“Wiener Zeitung”: Sëpaku mediatikisht, shqiptarët nuk vërehen se kanë rol të madh në skenën xhihadiste – përshembull në Austri kërcënimi më i madh vjen nga çeçenët dhe boshnjakët. Ministri i brendshëm Wolfgang Sobotka gjatë konferencës foli për një “radikal nga mjedisi shqiptaro-islamik.”

Si duket kjo?

Vedran Dzihic: E shoh problematike të flitet në mënyrë eksplicite për një mjedis shqiptaro-islamik. Për radikalët muslimanë në Austri nuk mund të flitet për “çeçenë” ose “boshnjakë”, por për mjedise. Pastaj origjina e mjediseve janë të rëndësishme vetëm për shkak të gjuhës së përbashkët, për shkak të komunikimit dhe jo për rëndësinë e ideologjisë, strategjisë dhe planeve.

Natyrisht që ka në Austri grupe specifike, që kanë afinitete më të fuqishme drejt radikalizimit, siç janë emërtuar nga ju. Rreth 500 persona nga 2014 janë larguar nga vendet e Ballkanit drejt Sirisë. Diaspora shqiptare kryesisht është vendosur në Zvicër, më pas në Gjermani e Austri. Largimi i ballkanasve në Siri është i lidhur ngushtë me atë të diasporës. Shtysa e tyre drejt Sirisë vjen kryesisht për shkak të situatës së vështirë ekonomike dhe jostabilitetit politik. Nuk është vetëm kjo arsye për të mos lidhur etninë me ekstremizmin fetar. Imami serb i arrestuar në Graz, Mirsad O., ka qenë gjithashtu predikues i preferuar i të arrestuarit të fundit.

Përse atëherë ky përkeqësim?

Nëse në një skenë interne flitet vetëm gjuha shqipe , mund të kuptohet një pasqyrë e mbyllur etnike. Atëherë ata duhet të vëzhgohen nga autoritete që flasin gjuhën shqipe dhe ti monitorojnë lëvizjet e tyre. Skenat janë të kalueshme.

I arrestuari është vetëm 17 vjeç. Çfarë roli luan mjedisi dhe çfarë roli luan interneti?

Të dyja eksponentët janë qendrore për procesin e radikalizimit. Shpesh vjen nga një mjedis social, i lidhur me kriminalitetin e vogël dhe kushtet e pasigurta ekonomike, që shfrytëzohen nga islamizmi digjital. Radikalizmi që gjendet kryesisht në rrjet, rrallë ndodh të mos ketë lidhje me mediat sociale.

Prej disa kohësh udhëheqësia e ISIS ka bërë thirrje që të mos shkohet në Siri, por të luftojnë në Europë. Çfarë roli luajnë të rikthyerit?

Natyrisht të rikthyerit përbëjnë një rrezik masiv, me radikalizimin e të tjerëve por edhe mundësinë për tu bërë vetë atentatorë. Vala e luftëtarëve nga Ballkani ose vendet europiane si Austria është ulur ndjeshëm kryesisht nga disfatat e ISIS dhe mbylljes së korridorit në Turqi. Shema e radikalëve ka ndryshuar tashmë për të sulmuar jo në mënyrën klasike, etnike ose religjioze, që ti shpërqëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur shërbimet sekrete. ISIS nuk luan më rolin qendror. Por nëse ndonjë grup ka qëllime për sulme, atëherë strukturat e ISIS janë dorëlëshuar për ndërmjetësime, dokumenta dhe armatime.

Pavarësisht se Austria sipas ekspertëve nuk është një “ishull i bekuar” për sulme terroriste, ndryshe nga Franca dhe Britania e Madhe, Austria nuk është kyqur ushtarakisht në Siri. A e bën kjo Austrinë më pak atraktive për ISIS?

Natyrisht për vende që janë kyqur në luftën siriane, rreziku është më i madh. Por politika e ISIS për ta paraqitur “perëndimin kundër Islamit” ndikon që rreziku të jetë i njëjtë edhe për vende neutrale. Gjithashtu edhe çështja e kursit të refugjatëve luan një rol. Andaj fjalori dhe retorika e mediave dhe politikanëve kanë rëndësi qendrore. Stigmatizimi i një grupi etnik mund të fuqizojë ndjenjën e sulmuesve potencialë./Bota sot

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb